Lajmi i fundit

LIVE/ 21 ditë revoltë, studentët bojkotojnë edhe sot mësimin, gati për protestë kundër Edi Ramës

‘Bojkoti vijon’/ Studenti nga marshimi drejt Shkencave të Natyrës: Protesta nuk ka lider! Rama të japë dorëheqjen

12:26, 02/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e 21-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës, studentët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke mbajtur të palëkundur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë marshimit drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, një prej protestuesve ka deklaruar për SYRI-n se bojkoti i mësimit vijon dhe se nuk ka asnjë vendim të studentëve për t'u rikthyer në auditorë.

Studenti theksoi se protesta është një lëvizje pa lider, e lindur nga pakënaqësitë dhe problemet e përditshme të të rinjve, ndërsa paralajmëroi se ajo do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave. Ai i bëri thirrje Policisë të mos ushtrojë dhunë ndaj protestuesve.

Studenti: Kemi vendosur të bojkotojmë mësimin, nuk e di nga doli ai njoftim për tu kthyer në mësim por ai njoftim nuk është nxjerrë nga studentët. Asnjë student nuk kishte lidhje me atë njoftim. Ne vijojmë protestën si ditën e parë derisa të thyhet ky sistem. Ne jemi në protestë deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Bojkoti është i plotë nga studentët e shtetit dhe të privatit. Ka studentë dhe pedagogë nga private që kanë lënë mësimin, pra e gjitha është propagada. Qëllimi i për të përçarë protestën, për të nxitur frikë por siç e shihni këtu nuk ka më frikë. Protesta do vijojë deri në fund. Është për të ardhmen tonë dhe për të ardhmen e të gjithëve. Duam një jetë më të mirë, po kërkojmë gjëra minimale, nuk po kërkojmë shumë. Ai duhet ta japë dorëheqjen pasi kaq ditë në shesh ai duhet ta dëgjojë popullin.

Unë jam vetëm një protestues, nuk jam lider. Protesta nuk ka lider. Këtu na kanë nxjerrë problemet që kanë prindërit tanë, problemet që i hasim ne sepse e dimë që nuk kemi të ardhme të premtuar këtu në Shqipëri. Gjithësecili e di vetë si do protestojë. Ne i kërkojmë policisë të sensibilizohet me protestuesit dhe të mos përdorë dhunë, sepse në asnjë moment studentët nuk dhonojnë dhe nuk prishin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco