Joan Garcia: Më pëlqen të shkoj në mal me partneren. Sa herë mundemi, largohemi për të shijuar natyrën

2 Nëntor 2026
12:41
Alfred Lleshi
back button

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, po kalon një nga periudhat më të mira në karrierën e tij. Në emisionin “Late Xperience”, ai foli për përshtatjen te katalanasit dhe marrëdhëniet me shokët e skuadrës.

“Jam shumë i lumtur dhe ndihem më i sistemuar e më i qetë. Edhe tifozët e Barcelonës më kanë pritur shumë mirë. Kjo të ndihmon të ndihesh rehat”, – tha ish-portieri i Espanyol.

Ai tregoi se ka krijuar marrëdhënie të mira me të gjithë: “Është një dhomë zhveshjeje shumë e re, me shumë energji, shaka dhe zhurmë. Të gjithë jemi miq. Kalojmë shumë orë bashkë dhe është e natyrshme që krijon afrimitet”.

Garcia zbuloi gjithashtu se gjatë grumbullimeve shoqërohet kryesisht me Fermín López, Dani Olmo, Pedri dhe Eric Garcia, por preferon të flejë vetëm.

Një nga pasionet e tij është shëtitja në mal me partneren: “Na pëlqen shumë natyra dhe, sa herë kemi mundësi, largohemi për në mal. Edhe shokët më ngacmojnë kur publikoj fotografi, por secili ka pasionet e veta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit