Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq, i marrin edhe bizhuteri e sende me vlerë Lezha pritet të ketë një tjetër hapësirë publike për qytetarët. Brenda verës së ardhshme, qytetit do t’i shtohet një pedonale e re, investim me vlerë 62 milionë lekë nga buxheti i Bashkisë, punimet për të cilën kanë nisur tashmë.
Projekti synon të transformojë një tjetër hapësirë urbane në një zonë të aksesueshme për këmbësorët, duke krijuar më shumë mundësi për shëtitje, çlodhje dhe aktivitete sociale.
Kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka prezantuar konceptin e kësaj ndërhyrjeje, ndërsa ka bërë të ditur se investimet për përmirësimin e hapësirave publike do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit.
Përveç pedonales, Bashkia Lezhë ka parashikuar edhe projekte të tjera në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ndërhyrjet synojnë përmirësimin e infrastrukturës, shtimin e hapësirave të gjelbra dhe krijimin e ambienteve të reja në funksion të komunitetit.
Përmes këtyre investimeve, Lezha synon të ndryshojë mënyrën e organizimit të hapësirave urbane, duke i dhënë më shumë rëndësi jetës sociale dhe cilësisë së jetesës së banorëve.
Pedonalja e re pritet të jetë një tjetër hap në këtë drejtim, me përfundimin e punimeve të parashikuar për verën e ardhshme
Top Channel