Buxheti i Ministrisë së Jashtme 3.9 miliardë lekë, Hoxha: Prioritet mbyllja e negociatave me BE-në
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të ketë një buxhet prej 3.9 miliardë lekësh, rreth 40 milionë euro, për vitin 2027, me një rritje prej 6% krahasuar me një vit më parë. Projektbuxheti u prezantua nga ministri Ferit Hoxha në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Nga fondi total, 1.3 miliardë lekë do të shkojnë për fuqizimin e përfaqësive diplomatike shqiptare. Hoxha e cilësoi buxhetin rekord, duke theksuar se ai synon rritjen e kapaciteteve ndërkombëtare të vendit dhe përmbushjen e objektivave strategjikë.
Prioriteti kryesor për vitin 2027 mbetet përmbyllja e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Sipas ministrit, Shqipëria synon të përfundojë fazën teknike të negociatave deri në dhjetor të vitit të ardhshëm, me synimin për t’u bërë pjesë e BE-së brenda kësaj dekade.
Plani i Ministrisë është ndarë në nëntë prioritete, ku përfshihen gjithashtu forcimi i rolit të Shqipërisë në NATO, mbështetja për Kosovën dhe shqiptarët në rajon, stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i partneriteteve strategjike.
Në fokus do të jenë edhe diplomacia ekonomike, marrëdhëniet shumëpalëshe, mbështetja e diasporës dhe ruajtja e identitetit kombëtar. Në këtë kuadër, parashikohet zgjerimi i mësimit të gjuhës shqipe përmes nismës “Mësues për Italinë”, krahas programit ekzistues “Mësues për Greqinë”.
Hoxha bëri të ditur gjithashtu se synohet modernizimi i shërbimeve konsullore, me ofrim 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, zgjerimi i pranisë diplomatike dhe hapja e përfaqësive të reja.
Një tjetër zhvillim i parashikuar është krijimi i Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndihmës Humanitare, si dhe forcimi i Akademisë Diplomatike dhe i karrierës së shërbimit të jashtëm.
Berisha paraqitet për masën “detyrim paraqitjeje”, akuzon SPAK: Po amniston krimin elektoral
Buxheti dhe paketa fiskale, PD rikthehet në Komisionin e Ekonomisë
Begaj dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46
- 12:41 Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin
- 12:33 Haxhiu kërkon dëshminë e zyrtarëve për rastin e Arlinda Zekajt
- 12:30 Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, Malaj prezanton paketën e mbështetjes për pensionistët dhe familjet
- 12:26 Trazira edhe në Berlin, të rinjtë sulmojnë policinë me kokteje Molotov dhe gurë, 4 të arrestuar
- 12:20 Studentët hyjnë nëpër universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot të mësimit
- 12:19 Zgjedhjet e 11 majit 2025, KQZ kërkon gjoba ndaj disa partive politike për shkelje të financimeve