NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

2 Nëntor 2026 | 12:55

NATO po zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave të organizuara ndonjëherë, në një zonë pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Në lindje të Letonisë janë dislokuar rreth 3 000 efektivë ushtarakë dhe 1 000 mjete e pajisje ushtarake, të cilat po marrin pjesë në këto manovra.

Gjatë stërvitjeve, trupat po ushtrojnë procedurat e rishpërndarjes së forcave, logjistikën, komandimin dhe kontrollin, si dhe komunikimin mes njësive ushtarake.

Stërvitjet nisën më 26 tetor dhe do të zgjasin deri më 8 nëntor. Pas përfundimit të tyre, trupat pjesëmarrëse do të kthehen në bazat përkatëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë në dy vjetët e mbetur të...
12:41 | 02/11/2026

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

Klientët e Binance, bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë, kanë bërë tërheqje masive parash pasi platforma u rihap të dielën, më 1 nëntor,...
12:14 | 02/11/2026

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës – siç ka kërkuar presidenti amerikan,...
12:00 | 02/11/2026