Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

2 Nëntor 2026 | 13:15

Pas disa ditësh bojkot, studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë do t’i rikthehen procesit mësimor ditën e hënë.

Vendimi për rifillimin e mësimit vjen pas qetësimit të situatës së krijuar ditët e fundit, veçanërisht sa i përket incidenteve të dhunës. Përmes një njoftimi drejtuar studentëve, është bërë me dije se mësimi do të vijojë normalisht për të gjithë.

Në vendimin për ndërprerjen e bojkotit është marrë parasysh edhe fakti se protesta nuk është mbështetur nga të gjithë studentët, pasi një pjesë e tyre kanë vijuar të frekuentojnë auditorët edhe gjatë ditëve të bojkotit.

Kështu, pas disa ditësh tensione dhe ndërprerjeje të pjesshme të procesit mësimor, Universiteti i Korçës rikthehet në normalitet duke nisur nga kjo e hënë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadorja e Holandës takon kreun e SPAK-ut dhe Prokurorin e Përgjithshëm, në fokus bashkëpunimi në drejtësi

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe kreun e SPAK-ut, Klodian Braho. Në fokus të takimeve...
12:54 | 02/11/2026

Studentët hyjnë nëpër universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot të mësimit     

Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, teksa të rinjtë vijojnë thirrjet për bojkotim të mësimit. Një grup protestuesish është futur si fillim...
12:20 | 02/11/2026

Zgjedhjet e 11 majit 2025, KQZ kërkon gjoba ndaj disa partive politike për shkelje të financimeve

Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për vendosjen e sanksioneve administrative ndaj disa partive...
12:19 | 02/11/2026