Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka konfirmuar se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka kryer një vizitë urgjente dhe të paregjistruar në burgun e Fierit mbrëmjen e së premtes, më 30 tetor. Gogu, i veshur sportiv dhe me kapele, mbërriti në ambientet e burgut pa u regjistruar në fletoren zyrtare, duke ngritur pikëpyetje mbi natyrën dhe qëllimin e takimit.
Gjatë bisedës së zhvilluar në dhomën e izolimit të Veliajt, ministri Gogu i ka përcjellë porosi dhe kërcënime të drejtpërdrejta nga kryeministri Edi Rama. Gogu i ka theksuar Veliajt se ishte i detyruar t’i transmetonte mesazhin e Ramës, duke specifikuar se ishte:
“Jam këtu me porosi të KM-së. Dua të të përcjell fjalë për fjalë atë që më ka porositur KM-ja: Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik. Nga sot e tutje, do të të drejtohem vetëm si kryeministër. Dorëzo mandatin urgjentisht. Delego pushtetin te emrat që do të të them unë. Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca. Në të kundërt, do të të transferoj në burgun 302 dhe do të orientoj SPAK-un të nisë hetime për minim të rendit kushtetues. Do të të kalb në burg”, mësohet të ketë thënë Gogu sipas avokatit të Veliajt.
Ndërkohë, mësohet se Veliaj është përgjigjur menjëherë, duke i thënë ministrit të Drejtësisë: “Edhe sikur të bëj 100 vjet burg, nuk do t’ua marr fytyrën fëmijëve të mi’.”
Por deri më tani ministri Drejtësisë Gogu nuk ka sqaruar asgjë ndaj këtyre pretendimeve të avokatit Ndreca. I pyetur nga KOHA JONE, avokati i Veliajt tha se “gjithçka është publikuar mbetet e vertetë”.
