Kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Nga një fakultet në tjetrin, studentët marshojnë në rrugët e Tiranës: Bojkotoni mësimin

Ditën e sotme, studentët kanë bojkotuar mësimin duke zhvilluar një marshim në disa prej Fakulteteve të Universiteteve në Tiranë. Protesta ka nisur nga Universiteti i Arteve, ku studentët janë larguar nga auditorët dhe më pas janë drejtuar drejt Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Marshimi ka vijuar te Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Drejtësisë dhe më pas te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u janë bashkuar edhe studentë të tjerë.

Të lidhura

None found

Gjatë lëvizjes së tyre, studentët kanë bërë thirrje për bojkotimin e mësimit, ndërsa ndër sloganet e artikuluara kanë qenë “Bojkotoni mësimin” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Po ashtu, studentet kane thirrur njëzëri: Rama në burg.


Shtuar më 2.11.2026 13:13

Quantcast