Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë
Të paktën 15 civilë, përfshirë një foshnjë, janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore të ushtrisë së Myanmarit ndaj katër qyteteve në shtetet Rakhine dhe Karenni.
Sipas mediave lokale, avionët ushtarakë bombarduan të dielën zona të banuara dhe një strukturë materniteti në qytetet Kyauktaw, Mrauk-U, Pauktaw dhe Kyaukphyu.
Media e pavarur “The Irrawaddy” raportoi të hënën se nga sulmet në shtetin Rakhine humbën jetën 12 persona.
Ndërkohë, një tjetër sulm ajror ishte regjistruar të shtunën në qytetin Loikaw, në shtetin Karenni, ku një avion ushtarak bombardoi një shkollë. Si pasojë, tre fëmijë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën, teksa ndodheshin në ambientet e shkollës për një program ushqimor gjatë pushimeve.
Myanmarit prej vitesh është përfshirë në një luftë civile, e cila u përshkallëzua pas grushtit të shtetit në shkurt të vitit 2021, kur ushtria, e udhëhequr nga Min Aung Hlaing, rrëzoi qeverinë e zgjedhur.
Që prej asaj kohe, disa grupe të armatosura etnike të opozitës vijojnë luftimet kundër ushtrisë në zona të ndryshme të vendit.
Shteti Rakhine është gjithashtu shtëpia e një popullsie të konsiderueshme Rohingya, një pakicë kryesisht myslimane që prej vitesh përballet me persekutim nga ushtria e Myanmarit dhe grupe të tjera të armatosura.
Qindra mijëra pjesëtarë të komunitetit Rohingya janë detyruar të largohen nga vendi ndër vite, për shkak të dhunës dhe pasigurisë.
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave
- 13:15 Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë
- 13:15 Kryeparlamentari Peleshi vizitë zyrtare në Pragë, Çekia rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE
- 12:55 NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë
- 12:54 Ambasadorja e Holandës takon kreun e SPAK-ut dhe Prokurorin e Përgjithshëm, në fokus bashkëpunimi në drejtësi
- 12:48 Buxheti i Ministrisë së Jashtme 3.9 miliardë lekë, Hoxha: Prioritet mbyllja e negociatave me BE-në
- 12:41 Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin