Kërkoi heqjen e masës së “arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca në Apel për Vlora Hysenin

2 Nëntor 2026 | 13:10

Seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e ankimit të ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, është shtyrë për nesër për shkak të mungesës së prokurorëve.

Hyseni dhe avokati i saj nuk u paraqitën në seancë, pasi ishin njoftuar paraprakisht për mungesën e prokurorëve.

Ish-drejtoresha e SHISH-it ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, e cila iu caktua nga GJKKO-ja më 21 shtator 2026, me kërkesë të SPAK-ut, së bashku me pezullimin nga detyra.

Hyseni dyshohet për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete, në lidhje me dosjen e Ergys Agasit.

Në momentin kur u ndërmorën veprimet, ajo ndodhej jashtë vendit, në Baku, ku kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare me drejtues të shërbimeve informative.

Më 22 shtator, Hyseni u vetëdorëzua në pikën kufitare të Vërmicës, në Kosovë, ku më pas iu komunikua masa e sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma “Shkalla e Meritës”, Rama: Krijohet Ministria e Administratës Publike

Kryeministri Edi Rama prezantoi reformën e re të quajtur “Shkalla e Meritës”, të cilën ai thekson se synon të garantojë punësimin dhe promovimin në hierarkinë...
13:43 | 02/11/2026

Grabitja, reagon Raiffeisen Bank: Nuk ka të lënduar! Siguria, prioriteti ynë

Raiffeisen Bank Shqipëri ka reaguar pas grabitjes së ndodhur në një nga degët e saj, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Në një...
13:43 | 02/11/2026

Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

Pas disa ditësh bojkot, studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë do t’i rikthehen procesit mësimor ditën e hënë. Vendimi për rifillimin e mësimit...
13:15 | 02/11/2026