Sulm kibernetik ndaj supermarketeve suedeze, frigoriferët arrijnë temperaturën 70 gradë

Disa nga rrjetet kryesore të supermarketeve në Suedi janë përfshirë nga një sulm kibernetik, i cili ka shkaktuar ndërprerje të aktivitetit dhe dëme të konsiderueshme në disa pika shitjeje.

Incidenti nisi mbrëmjen e së dielës, 1 nëntor, dhe vijoi deri në mëngjesin e së hënës, 2 nëntor. Hakerat dyshohet se morën kontroll në distancë mbi sistemet që rregullonin temperaturën e frigoriferëve dhe ngrirësve, ku ruheshin mijëra produkte ushqimore. Si pasojë e manipulimit, temperatura në pajisje u rrit deri në 70 gradë, duke vënë në rrezik sasi të mëdha mallrash.

Të lidhura

None found

Raste të ngjashme janë evidentuar pothuajse në të njëjtën kohë edhe në Belgjikë dhe Luksemburg, ndërsa një sulm me mënyrë të ngjashme veprimi ishte raportuar më herët në Francë.

Dëmi financiar në Suedi llogaritet në qindra mijëra korona. Përveç sistemeve të ftohjes, jashtë përdorimit kanë dalë edhe disa sisteme arkash, por ende nuk është vërtetuar nëse ky problem ka lidhje të drejtpërdrejtë me sulmin kibernetik.

Përballë situatës, kompania vendosi të mbyllë përkohësisht disa prej dyqaneve të saj. Ajo u ka kërkuar falje klientëve dhe ka deklaruar se po ndërmerren hapa për rikthimin e shërbimeve dhe normalizimin e punës.

Kompanitë e prekura dhe autoritetet po analizojnë pasojat e incidentit, ndërsa ende nuk dihet përmasat e plota të ndërhyrjes apo se kush qëndron pas sulmeve.


Shtuar më 2.11.2026 13:32

Quantcast