Mazhoranca ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2027 dhe Paketën Fiskale gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, e cila u zhvillua pa praninë e deputetëve të opozitës.
Përfaqësuesit e opozitës bojkotuan mbledhjen, ndërsa deputetët e mazhorancës vijuan shqyrtimin e dy nismave financiare të qeverisë.
Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ai është hartuar mbi tri prioritete kryesore: mirëqenien sociale, stabilitetin fiskal, si dhe investimet dhe reformat në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.
Sipas parashikimeve të paraqitura nga ministri, të ardhurat buxhetore për vitin 2027 pritet të arrijnë në 907,9 miliardë lekë, ose rreth 9,4 miliardë euro. Ndërkohë, deficiti buxhetor parashikohet në nivelin 2,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Malaj theksoi gjithashtu se qeveria synon të ulë borxhin publik në 52,4% të PBB-së, duke vijuar politikën e konsolidimit fiskal.