Rama: Punësimi në administratë përmes testimit kombëtar, si merret certifikata 4-vjeçare
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të hënë reformën e re të quajtur “Shkalla e Meritës”, e cila synon të garantojë punësimin dhe promovimin në hierarkinë e administratës publike të personave më të aftë.
Në kuadër të kësaj reforme, Rama bëri të ditur se do të krijohet një sistem i testimit kombëtar, i cili do të mundësojë konkurrimin për vende pune në administratë. Testimi do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore.
Sipas kryeministrit, personat që do ta kalojnë me sukses provimin do të pajisen me një certifikatë të vlefshme për katër vjet, e cila do t’u japë mundësinë të konkurrojnë për pozicione në administratën publike.
“Provim kombëtar unik, ku kandidatët do të dëshmojnë njohuritë. Ky test do të bëhet së bashku me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, që po adopton modelin e provimeve të Cambridge. Standard i barabartë dhe gjithçka përmes teknologjisë. Ne do të vendosim këtë derë të provimit unik kombëtar. Ata që e kalojnë me sukses pajisen me certifikatë për katër vjet, që u mundëson konkurrimin për vende pune në administratë për pozicionin përkatës, duke krijuar një bazë më të drejtë dhe më të besueshme për konkurrimin. Përparimi gjatë karrierës. Flitet për meritokraci, ka shumë mangësi dhe thellësisht ndjesia është që s’ka meritokraci. Do të jetë garancia që shteti i jep atij, duke afirmuar se puna e mirë njihet dhe aftësia është kushti për ngjitjen në shkallët e karrierës”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi gjithashtu se pjesë e reformës është krijimi, për herë të parë, i një ministrie të dedikuar për administratën publike dhe mirëqeverisjen, drejtimi i së cilës do t’i besohet Adea Pirdenjit.
Rama tha se synimi është që administrata të jetë më pranë qytetarëve dhe që shërbimet publike të orientohen drejt nevojave të tyre.
Reforma “Shkalla e Meritës”, Rama: Krijohet Ministria e Administratës Publike
Ambasadorja e Holandës takon kreun e SPAK-ut dhe Prokurorin e Përgjithshëm, në fokus bashkëpunimi në drejtësi
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, Malaj prezanton paketën e mbështetjes për pensionistët dhe familjet
- 13:43 Reforma “Shkalla e Meritës”, Rama: Krijohet Ministria e Administratës Publike
- 13:43 Grabitja, reagon Raiffeisen Bank: Nuk ka të lënduar! Siguria, prioriteti ynë
- 13:38 Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona
- 13:34 Përmbytje të mëdha në Rodos të Greqisë, makinat merren nga rrjedha e ujit, mbyllen shkollat
- 13:25 Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë
- 13:15 Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë