Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

2 Nëntor 2026 | 13:38

Irani ka deklaruar se është i gatshëm të rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse Shtetet e Bashkuara pranojnë kushtet e vendosura nga Teherani.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha të hënën se mundësia e zbatimit të planit brenda këtij afati tregon qasjen me mirëbesim të Iranit.

“Mundësia e zbatimit të këtij plani brenda dy ditësh është një tjetër tregues i qasjes me mirëbesim të Iranit”, deklaroi Baghaei.

Ai shtoi se, nëse plotësohen kërkesat e Teheranit, mund të rikthehet siguria në Ngushticën e Hormuzit dhe të rifillojnë negociatat brenda një periudhe të shkurtër.

Sipas zëdhënësit, shkëmbimi i mesazheve me Uashingtonin po vijon përmes ndërmjetësve, ndërsa gjithçka varet nga pranimi i kërkesave iraniane nga pala amerikane.

Kushtet e Teheranit përfshijnë përfundimin e luftës në të gjitha frontet, zhbllokimin e aseteve iraniane jashtë vendit, heqjen e sanksioneve ndaj sektorit të naftës dhe përfundimin e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane.

Irani fillimisht kishte propozuar një afat prej shtatë ditësh për rihapjen e ngushticës, kur ia paraqiti planin Uashingtonit përmes Katarit në muajin shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Të paktën 15 civilë, përfshirë një foshnjë, janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore të ushtrisë së Myanmarit ndaj katër qyteteve...
13:25 | 02/11/2026

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO po zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave të organizuara ndonjëherë, në një zonë pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë....
12:55 | 02/11/2026

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë në dy vjetët e mbetur të...
12:41 | 02/11/2026