Skip to content
2 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E TRISHTË – Humb betejën me sëmundjen Gjergj Mena, regjisori 41- vjeçar mbështeti aktorët e rinj…

ShkodraWeb 2 November, 2026
gjergj mena

Regjisori dhe aktori i njohur Gjergj Mena ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Sipas informacioneve paraprake Mena prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. 41-vjeçari do të përcillet në banesën e fundit këtë të hënë në orën 14:00 në Sharrë.

Për shtatë vite me radhë, Mena drejtoi me pasion festivalin teatror për të rinj “TK RIN ART”, një projekt që u dha mundësinë qindra të rinjve dhe të rejave të njiheshin me skenën, të zhvillonin talentin dhe të krijonin lidhjen e tyre me teatrin.

Kontributi i tij në këtë festival është dokumentuar edhe në edicionet e zhvilluara ndër vite. Mena ka qenë pjesë e drejtimit artistik dhe organizativ të aktivitetit, duke bashkëpunuar me regjisorë të rinj dhe shkolla të ndryshme të Tiranës. Në edicionin e vitit 2025, ai u prezantua si drejtor ekzekutiv i festivalit, i cili përfshinte nëntë shkolla dhe rreth 120 gjimnazistë pjesëmarrës.

Shfaqja “Yerma”, e bazuar në veprën e dramaturgut spanjoll Federico García Lorca dhe me regji të Menës, ishte një nga punët e tij të fundit. E vënë në skenë në Teatrin e Kukullave, ajo solli në fokus një grup artistësh të rinj dhe dëshmoi përkushtimin e regjisorit ndaj krijimit të hapësirave për talentet e reja.

Post navigation

Previous: VIDEO – Rrënojat e Kukësit të Vjetër dalin sërish në sipërfaqe, Liqeni i Fierzës në kuotën 260 metra…

TË FUNDIT

full hd.05_18_20_13.Still088

VIDEO – Rrënojat e Kukësit të Vjetër dalin sërish në sipërfaqe, Liqeni i Fierzës në kuotën 260 metra…

ShkodraWeb 2 November, 2026
vladaj 2026

LAJM I MIRË – Lukasi i vogël kthehet i shëruar nga Italia, një tjetër vepër e Zemrës së madhe të shqiptarëve

ShkodraWeb 2 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 2 nëntor 2026…

ShkodraWeb 2 November, 2026

TË FUNDIT

  • E TRISHTË – Humb betejën me sëmundjen Gjergj Mena, regjisori 41- vjeçar mbështeti aktorët e rinj… 2 November, 2026
  • VIDEO – Rrënojat e Kukësit të Vjetër dalin sërish në sipërfaqe, Liqeni i Fierzës në kuotën 260 metra… 2 November, 2026
  • LAJM I MIRË – Lukasi i vogël kthehet i shëruar nga Italia, një tjetër vepër e Zemrës së madhe të shqiptarëve 2 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 2 nëntor 2026… 2 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 2 nëntor 2026… 2 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 2 nëntor 2026… 2 November, 2026
  • VIDEO – Vllaznia “zgjohet” në pjesën e dytë, mjafton Balaj për të dalë me një pikë nga Korça… 1 November, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Aksident fatal tek Ura e Bahçallëkut, makina del nga rruga, humb jetën 67- vjeçarja 1 November, 2026
  • Ngjarje misterioze në Gjilan të Kosovës, një 27- vjeçar dhe një foshnje gjenden të pajetë në një banesë… 1 November, 2026
  • “Një kuti e mbushur me euro në vilën e sekrete të Belinda Ballukut”, SPAK: Dyshohet se është shkrepur në Dhërmi! 1 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 1 nëntor 2026… 1 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 1 nëntor 2026… 1 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

gjergj mena

E TRISHTË – Humb betejën me sëmundjen Gjergj Mena, regjisori 41- vjeçar mbështeti aktorët e rinj…

ShkodraWeb 2 November, 2026
full hd.05_18_20_13.Still088

VIDEO – Rrënojat e Kukësit të Vjetër dalin sërish në sipërfaqe, Liqeni i Fierzës në kuotën 260 metra…

ShkodraWeb 2 November, 2026
vladaj 2026

LAJM I MIRË – Lukasi i vogël kthehet i shëruar nga Italia, një tjetër vepër e Zemrës së madhe të shqiptarëve

ShkodraWeb 2 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 2 nëntor 2026…

ShkodraWeb 2 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.