OJQ-të në Gjakovë protestojnë kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre

Në shenjë proteste kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre, organizatat joqeveritare të Gjakovës protestuan sot para Stacionit Policor, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në këtë qytet.

Ideal Zhavel, përfaqësues i OJQ-së “Activism Root”, tha se qëllimi i protestës ishte ngritja e zërit dhe kërkimi i përgjegjësisë nga institucionet përkatëse, duke theksuar se kanë kaluar tetë ditë nga vrasja e Arlinda Zekajt dhe ende nuk janë ndërmarrë masat e duhura ndaj përgjegjësve kryesorë.

Ndërkaq, Dorina Babuni Krelani, përfaqësuese e OJQ-së “Medika”, tha se protesta, përveç kërkesës për përgjegjësi institucionale, ishte edhe thirrje për gjithë shoqërinë që të angazhohet më shumë në çdo mjedis shoqëror për parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese./RTK

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika