Prokurorët në Francë kanë nisur një hetim për tentativë vrasjeje, pasi bomba benzine u hodhën ndaj policisë gjatë trazirave, raportuan mediat franceze. Imazhi i një polici, këmba e të cilit ishte në flakë, gjatë një përplasjeje me protestuesit në Paris të shtunën, ka shkaktuar zemërim të madh. Kjo ngjarje pason javë të tëra protesta në rrugët e Francës, gjatë të cilave janë lënduar edhe vetë demonstruesit. Polici, i cili pësoi djegie në kyçin e këmbës dhe lëndime të lehta në dorë, i tha gazetës franceze "Le Figaro" se bëhej fjalë për një mjet zjarrvënës "veçanërisht të sofistikuar". Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, deklaroi se hedhja e një kokteji molotov ndaj një kordoni policor është "ajo që unë e quaj tentativë vrasjeje", duke shtuar se efektivët po punojnë për të gjetur autorët.