Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës, braktisin auditorët për t’iu bashkuar kolegëve



Protesta studentore po zgjerohet në ambientet universitare, ku të rinjtë vijojnë t’u bëjnë thirrje kolegëve të tyre që t’i bashkohen lëvizjes dhe të bojkotojnë procesin mësimor.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët e Mjekësisë, të cilët kanë lënë auditorët për t’u bashkuar me protestuesit.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur studentët braktisin mësimin dhe dalin përkrah kolegëve të tyre, në shenjë mbështetjeje për lëvizjen që po vijon të shtrihet në universitete.