“Jam optimist”, Rama: Kemi hyrë në fazë të pakthyeshme, çdo gjë transparente falë inteligjencës artificiale në administratë
“Krijimi i ministrisë së administratës publike i jep një adresë të qartë institucionale. Shkalla e meritës do mbështetet në instrumenta konkretë.
Do të kenë mundësi të jenë të informuar dhe aktiv me këto konkurse. Do identifikojmë potencialin dhe do bëjmë konkurse, për të parë ku sistemi ecën dhe ku ka probleme.
Hyrja në universitete ishte kaos, ku më të shpejtët ishin ata që kishin krahët e mbështetur dhe gjendeshin përpara atyre që nuk kishin mbiemër të njohur. Sa vite ka që nuk diskutohet më? E njëjta do të ndodhë edhe me administratën. Do jetë e pamundur ndërhyrja në shkallën e meritës. AI do na ndihmojë të shohim problemet. Falë AI, gjithçka do të jetë transparente, çdo lëvizje, promovim, largim do jenë të bazuara te shkalla e meritës. Jam optimist, kemi hyrë në fazë të pakthyeshme. Po ndërtojmë një administratë që duhet t’i shërbejë më mirë shqiptarëve sot”, tha Rama.




