Pedagogu Lush Susaj ka lëshuar një kushtrim të fortë drejtuar shqiptarëve për t’iu bashkuar protestës studentore, e cila sot është në ditën e 21 të saj.
Në një prononcim të shkurtër për Syri Tv, Susaj bëri thirrje për t’iu bashkuar protestës, pasi tanimë studentë dhe pedagogë kanë shpallur bojkot.
Kjo sipas tij, nuk është një lëvizje për interesa personale të pedagogëve, por një lëvizje që mund dhe duhet të shpëtojë Shqipërinë.
Susaj madje tha se pedagogët po përballen me një presion dhe shantazh të nëndheshëm, por thirrja për kolegët e tij ishte që të mlos tërhiqen, pasi në rast se vendin e mbyt komunizmi, zgjidhja do të ishte vdekja ose emigracioni.
Dilni në protestën studentore, boll me veprime skuthe. Studentët e pedagogët kanë shpallur bojkot, dilni se s’po luftojmë për lekët e xhepit tonë, por për të shpëtuar Shqipërinë.
Pa ndërruar sistemin, s’kemi as skemi shkolla, as universitete dhe as shoqëri prodhuese. Asgjë më shumë s’po kërkojmë, dilni në protestë.
Ka presion ndaj pedagogëve, jemi në një vend ku ka shnatazh të nëndhenshëm. Ne rast se na mbyt komunizmi të vdesim ose ikim në emigracion. Ose do vdesim ose do sjellim lirinë siç e kërkojnë shqiptarët.
© SYRI.net
SYRI TV/ Buxheti i vitit 2027 për pensionet, nuk ka rritje, vetëm indeksim
‘Dorëzo mandatin ose do kalbesh në burg. Do të orientoj SPAK të…’/ Vizita e Gogut në qelinë e Veliajt - flet avokati Ndreca
Studentët shkojnë tek ‘mjekësia’/ Marshimi kundër Ramës kalon nga një fakultet në tjetrin – ‘bashkohuni me ne