Lajmi i fundit

LIVE/ 21 ditë revoltë, studentët bojkotojnë edhe sot mësimin, gati për protestë kundër Edi Ramës

SYRI TV/ Buxheti i vitit 2027 për pensionet, nuk ka rritje, vetëm indeksim

13:57, 02/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në buxhetin e vitit 2027, qeveria ka planifikuar vetëm indeksim e jo rritje të dyfishuar sicc deklaroi kryeministri Edi Rama pak ditë më parë. Sot ministri Petrit Malaj sakotësoi se pensionet do të indesktohen ndërsa sicc në ccdo vit elektoral, ndaj pensionistëve do të ketë bonus, i cili këtë vit do të jetë i dyfishuar. Ministri Malaj u shpreh në komisionet parlamentare se edhe indeksimi do të bëhet në mes të fushatës elektorale duke u tërhequr nga korriku në muajin prill.

SYRI TV

Në prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2027 kryeministri Edi Rama vijoi me propagandën për rritje me dyfish të pensioneve, një lajm ky që nisi edhe bërjen e përllgaritjeve nga pensionistët se da do të ishte ky dyfish i rritjes. Por edhe njëherë duket se propaganda e qeverisë ndryshon nga realiteti e nga ajo që do të përfitojnë të fund të moshuarit. Ndryshe nga sa deklaroi kryeministri vetëm pak ditë më parë, se rritja e pensioneve do të fyfishohet, sot Ministri i FInancave Petrit Malaj, saktësoi se pensionet për vitin 2027 vetëm sa do të indeksohen dhe sicc në ccdo vit elektoral, do të ketë edhe dyfishim të bonusit.

Në konfirmim të veprimeve elektorale, Ministri Petrit Malaj u shpreh se këtë vit qeveria do të tërheq periudhën kur bëhet indeksimi nga korriku në prill, ccka korespondon me pikun e fushatës elektorale.

I pyetur nga deputetët për paketën sociale, ministri i Fianancave zgjodhi të flasë me shifra totale, në qindfra milionë euro për të ilustruar koston që do ti faturohen buxhetit të shtetit nga këto planfikime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco