Akili dhe Zoja Nushi janë përplasur ditën e djeshme, teksa kanë shkëmbyer ironi dhe deklarata ndaj njëri-tjetrit. Gjatë debatit, në një moment Akili iu drejtua Zojës duke i thënë se e kishte parë në transmetime live në TikTok dhe se e dinte se kush ishte.
“Të kam pa live në TikTok, e di kush je”, i tha ai. Ndërkaq, Zoja kërkoi të dinte se çfarë kishte parë konkretisht në këto transmetime. “Edhe çka ke pa live në TikTok?”, e pyeti ajo.
Akili vazhdoi ta elaboronte përgjigjen e tij, duke përmendur edhe intervistat që Zoja kishte realizuar gjatë kohës kur ishte e angazhuar në television. Në përgjigjen e tij u vërejtën disa doza ironie.
“Të kam pa live, intervista, biseda që ke ba me te ftuar. Kur se din ti, ku e di unë. M’I kujto pak se kam harru… po i kam pa moj une te ndjeki, jam fans i yti, une vdes per ty moj, ti je legjendë, une te kam pa kur ke ba intrervista ne rruge kur ke bo voxa”, i tha Akili.
Nga ana tjetër, Zoja sqaroi se intervistat e përmendura i kishte realizuar gjatë kohës kur punonte në televizion, por këmbënguli të merrte një përgjigje konkrete lidhur me deklaratën e tij për transmetimet live.
