Kryeministri Edi Rama shpjegoi në fjalën e tij se se sistemi i ri do të mbështetet në disa instrumente, mes tyre Katalogu Kombëtar i Pozicioneve dhe Kompetencave, Regjistri Kombëtar i Talenteve dhe “MeritAI”.
Sipas tij, të gjithë ata që duan të kontribuojnë në administratën shtetërore do të kenë mundësi të regjistrojnë kandidaturën e tyre në Regjistrin e Talenteve dhe të informohen në kohë reale për vendet e lira dhe konkurset që përputhen me profesionin dhe kualifikimet e tyre. Rama theksoi se ndërhyrjet do të jenë të pamundura në sistemin e provimit unik dhe në Shkallën e Meritës.
“Shkalla e Meritës do të mbështetet në instrumenta konkrete që do të lehtësojnë aktivizimin e saj në kohë reale. Katalogun Kombëtar të Pozicioneve dhe Kompetencave, Regjistrin Kombëtar të Talenteve, Sistemin Kombëtar të Prodhimeve Dixhitale dhe MeritAI që është një tjetër element i sistemit. Çfarë do të thotë regjistri i talenteve? Që të gjithë ata që duan të kontribuojnë për shtetin do të regjistrojnë kandidaturën, disponimin dhe pastaj sipas profesionit dhe fushës së tyre të dijes, së dalë nga dokumentat e vënë në regjistër, ata do të informohen në kohë reale për mundësitë dhe konkurset dhe do të kenë mundësi të jenë të informuar dhe të jenë aktivë. Do vendosim standarde të unifikuara, të zhvillojmë konkurse më të besueshme. E di që ka skepticizëm. Edhe tani dikush thotë ‘ehu një mënyrë tjetër për të shtyrë në kohë një periudhë qeverisëse e për të mos bërë gjënë e duhur. Por po kujtoj një nga faktet., Në vitet e para të qeverisjes hyrja në universitet ishte kaos ku më të shpejtët ishin ata që kishin krahët e mbështetur e kapërcenin rradhët e gjendeshin përpara atyre që skishin një emër të njohur, baba tyë pasur apo lidhje partie. Sa vite ka që nuk diskutohet më merita në uiniversitet? E njëjta gjë për administratën sepse do të jetë e pamundur që të ndërhyet në sistemin e provimit unik dhe sistemin e promovimit të meritës” tha Rama.

