Ish-kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare, Mark Gjonaj, ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i nxitur të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Përmes një apeli publik, ai u kujton bashkëkombësve rëndësinë e votës dhe ndikimin që pjesëmarrja e tyre mund të ketë në të ardhmen e vendit ku jetojnë.

“Mos u ankoni, filloni të votoni!”, është mesazhi kryesor i Gjonajt, i cili u kërkon qytetarëve të mos e lënë pa shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike. Ai thekson se çdo votë numërohet dhe se zëri i secilit duhet të dëgjohet. Në thirrjen e tij, Gjonaj informon gjithashtu për orarin e qendrave të votimit, të cilat do të jenë të hapura nga ora 06:00 deri në orën 21:00, si dhe orienton votuesit se ku mund të gjejnë qendrën përkatëse.

Zgjedhjet e së martës, më 3 nëntor 2026, janë zgjedhje të ndërmjetme, të cilat zhvillohen në gjysmën e mandatit presidencial. Këto zgjedhje konsiderohen një moment i rëndësishëm për politikën amerikane, pasi përcaktojnë përbërjen e Kongresit dhe ndikojnë në raportin e forcave politike në Uashington.

MESAZHI I PLOTË I MARK GJONAJ:

“Miq,

MOS U ANKONI, FILLONI TË VOTONI!

Nesër, e martë, 3 nëntor, është dita e zgjedhjeve.

Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet!

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 21:00.

Gjeni qendrën tuaj të votimit në këtë adresë: https://findmypollsite.vote.nyc

ÇDO VOTË KA RËNDËSI,

ÇDO VOTË NUMËROHET!

Në shenjë solidariteti,

Mark Gjonaj”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb