Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Shkalla e Meritës”, Rama: Provim kombëtar unik për punonjësit e administratës, Certifikatë 4-vjeçare për ata që kalojnë

    Ankimoi masën e “arrestit në shtëpi”/ Shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni

    Rama vlerëson administratën: Qindra profesionistë po përballen si të barabartë me ekspertët e BE-së, merita e tyre duhet njohur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Shkalla e Meritës”, Rama: Provim kombëtar unik për punonjësit e administratës, Certifikatë 4-vjeçare për ata që kalojnë
    Kryesore

    “Shkalla e Meritës”, Rama: Provim kombëtar unik për punonjësit e administratës, Certifikatë 4-vjeçare për ata që kalojnë

    November 2, 2026
    "Shkalla e Meritës", Rama: Provim kombëtar unik për punonjësit e administratës, Certifikatë 4-vjeçare për ata që kalojnë

    Kryeministri Edi Rama prezantoi mënyrën se si do të funksionojë “Shkalla e Meritës”, reforma që synon të garantojë promovimin në administratën publike mbi bazën e aftësive dhe profesionalizmit. Punonjësit do t’i nënshtrohen një provimi kombëtar unik, të organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, sipas modelit të Cambridge. Ata që kalojnë testimin do të pajisen me një certifikatë të vlefshme për 4 vite, e cila do t’u mundësojë pjesëmarrjen në konkurset për ngritjen në detyrë.

    “Provim kombëtar unik, ku kandidatët do të dëshmojnë njohuritë. Ky test do të bëhet së bashku me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, që po adopton modelin e provimeve të Cambridge. Standard i barabartë dhe gjithçka përmes teknologjisë. Ata që kalojnë, marrin një certifikatë për 4 vite, që u mundëson të marrin pjesë në konkurrimin për pozicionin përkatës, duke krijuar një bazë më të drejtë dhe më të besueshme për konkurrimin. Ne do ta vendosim në dispozicion të të gjithëve këtë të drejtë, derën e provimit unik kombëtar.

    Përparimi gjatë karrierës. Flitet për meritokraci, ka shumë mangësi dhe thellësisht ndjesia është që s’ka meritokraci. Do të jetë garancia që shteti i jep atij, duke afirmuar se puna e mirë njihet dhe aftësia është kushti për ngjitjen në shkallët e karrierës.

    Së treti, te drejtimi. Nuk është garë për të parë sa drejtorë do të largohen nga detyra, as ushtrim për të ndryshuar emra, hiq Lolin apo vër Colin. Kërkesë për të parë se ku drejtimi ka prodhuar rezultate dhe ku ka prodhuar rutinë apo kosto. Aty ku ka profesionalizëm, duhet njohur dhe mbrojtur. Aty ku problemet përsëriten, duhet të ketë pasoja, pa cenuar kapacitetet dhe punën, por edhe procesin e negociatave me BE-në”, tha Rama. 

    administrata publike administrata shtetërore certifikatë 4-vjeçare Edi rama meritokracia profesionalizmi provim kombëtar punësimi në administratë punonjësit e administratës Qeveria shqiptare Reforma në administratë rekrutimi në shtet shërbimi civil Shkalla e Meritës testimi i administratës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Shkalla e Meritës”, Rama: Provim kombëtar unik për punonjësit e administratës, Certifikatë 4-vjeçare për ata që kalojnë

    November 2, 2026

    Ankimoi masën e “arrestit në shtëpi”/ Shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni

    November 2, 2026

    Rama vlerëson administratën: Qindra profesionistë po përballen si të barabartë me ekspertët e BE-së, merita e tyre duhet njohur

    November 2, 2026

    Rama për administratën: Kush kërkon të punojë për shtetin do të regjistrohet në Regjistrin e Talenteve

    November 2, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.