Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e Holandës takon kreun e SPAK, Klodian Braho: Në fokus lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e drejtësisë


Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho.

Në fokus të diskutimeve kanë qenë bashkëpunimi mes Holandës dhe Shqipërisë, forcimi i shtetit të së drejtës, si dhe garantimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, ambasada holandeze bëri të ditur se gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi prioritetet e përbashkëta për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe mbështetjen e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në reagim, Holanda vlerëson rolin e institucioneve shqiptare të prokurorisë në garantimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e punës së tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ambasada holandeze rikonfirmoi gjithashtu angazhimin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me partnerët shqiptarë, në mbështetje të këtyre objektivave të përbashkëta.

 

Reagimi:

Ambasadorja Marleen Monster u takua me Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe prioritetet e përbashkëta në forcimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Holanda vlerëson rolin e rëndësishëm të institucioneve shqiptare të prokurorisë në garantimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ne mbetemi të përkushtuar për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me partnerët tanë shqiptarë në mbështetje të këtyre objektivave të përbashkëta.