Barcelona po përjeton një sezon spektakolar në aspektin ofensiv, ndërsa një pjesë e madhe e meritës i takon dyshes Lamine Yamal-Raphinha. Dy sulmuesit janë shndërruar në një makineri të vërtetë golash dhe asistesh, duke regjistruar shifra që lënë pas rivalët e tyre në klubet më të mëdha të Europës.
Katalanasit kanë realizuar 46 gola në 11 ndeshje të La Liga-s, ndërsa kontributi i dy yjeve të tyre është i jashtëzakonshëm. Në 14 paraqitje, mes kampionatit dhe Champions League, Yamal dhe Raphinha kanë regjistruar së bashku 29 gola dhe 14 asistime, plot 43 kontribute direkte në realizime.
Raphinha ka qenë veçanërisht produktiv, me 17 gola dhe 3 asistime në 12 ndeshje. Nga ana tjetër, talenti Lamine Yamal numëron 12 gola dhe 11 asistime në 14 takime, duke konfirmuar statusin e tij si një prej futbollistëve më vendimtarë të momentit.
Të dy ishin protagonistë edhe në fitoren e fundit ndaj Alavés, ku realizuan nga dy gola secili. Shifrat e tyre janë dukshëm më të larta se ato të dysheve rivale në Europë. Kane dhe Olise te Bayern Munich kanë 16 gola, Haaland dhe Cherki te Manchester City 18, ndërsa Mbappé dhe Güler te Real Madridi po ashtu 18 gola. Lautaro-Thuram te Interi dhe Ferran Torres-Dembélé te PSG-ja numërojnë nga 11 gola.
