Revolta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës vijon edhe në ditën e 21-të, me të rinjtë që kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës për të kërkuar largimin e kryeministrit.
Studentë nga fakultete të ndryshme kanë marshuar në disa akse të kryeqytetit, duke lënë auditorët dhe duke iu bashkuar protestës kombëtare.
Marshimet janë bashkuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga ku studentët janë nisur në drejtim të Kryeministrisë.
Me thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës, ata vijojnë të këmbëngulin se nuk do ta ndalin revoltën pa plotësimin e kërkesës së tyre kryesore.
© SYRI.net
Studentët mblidhen tek kryeministria/ Vijon revolta kundër Ramës – ‘Dorëheqje’
VIDEO/ Studentët e ‘Arteve’ bllokojnë rrugën te Ministria e Arsimit, policia nis presionet, i kërkon të largohen
Dhuna ndaj të rinjve protestues/ Zhupa: Nuk është polici e shtetit, janë njerëz të veshur me uniformë për interesat e Ramës