Kimi Antonelli bëhet kampioni më i ri në histori të Formula 1, thyen disa rekorde

Italiani Kimi Antonelli, ka hyrë në histori të Formula 1, duke u bërë kampioni më i ri i botës në këtë sport.

Antonelli e siguroi titullin e tij të parë në vetëm sezonin e dytë në Formula 1, ndërsa gjatë kampanjës së vitit 2026 arriti të thyejë edhe disa rekorde të tjera.

Antonelli u bë piloti më i ri në histori që siguroi një pozitë pole në një garë të dielën. Ai e arriti këtë në Çmimin e Madh të Kinës, në moshën 19-vjeçare, gjashtë muaj e 18 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të Sebastian Vettel.

Në të njëjtën garë, italiani u bë edhe piloti më i ri që fitoi një garë të Formula 1 pasi ishte nisur nga pozita e parë. Kjo ishte fitorja e tij e parë në një garë të së dielës.

Dy javë më vonë, në Çmimin e Madh të Japonisë, Antonelli regjistroi fitoren e dytë radhazi dhe u ngjit në krye të renditjes së pilotëve. Me këtë, në moshën 19-vjeçare, shtatë muaj e katër ditë, ai u bë piloti më i ri që ka kryesuar ndonjëherë kampionatin botëror, duke thyer rekordin e Lewis Hamiltonit.

Përveç rekordeve personale, Antonelli i dha fund edhe pritjes 73-vjeçare të Italisë për një kampion të ri të botës në Formula 1.

Ai është piloti i tretë italian që fiton titullin e kampionit të botës. Para tij, këtë sukses e kishin arritur Giuseppe “Nino” Farina, kampioni i parë i Formula 1 në vitin 1950, dhe Alberto Ascari, i cili fitoi dy tituj radhazi më 1952 dhe 1953.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika