AUV kthen ngarkesën me 1 068 kg patatina pas analizave për akrilamidin

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nuk ka lejuar hyrjen në Kosovë të një ngarkese prej 1 068 kg patatinash të importuara nga një kompani. Gjatë kontrolleve zyrtare në kufi, analizat laboratorike treguan se niveli i akrilamidit tejkalonte vlerat referente të përdorura për kontrollin.

Pas marrjes së rezultateve, Inspektorati Fitosanitar Kufitar i AUV-së vendosi më 23 tetor ta kthente ngarkesën dhe të ndalonte hyrjen e saj, duke penguar daljen e patatinave në tregun e Kosovës.

Të lidhura

None found

Akrilamidi është një substancë kimike që mund të krijohet kur ushqimet me përmbajtje të lartë niseshteje përpunohen në temperatura të larta, sidomos gjatë skuqjes ose pjekjes.

Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) vlerëson se ekspozimi afatgjatë ndaj akrilamidit nëpërmjet ushqimit është shqetësues për shëndetin publik, për shkak të potencialit të tij kancerogjen.


Shtuar më 2.11.2026 14:46

Quantcast