Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar.
Drejtuesja dallohet teksa humbet kontrollin e mjetit dhe kalin në trotuar duke goditur fatalisht të moshuarën.
Top Channel ka publikuar edhe pamjet e momentit tragjik të marra nga kamerat e sigurisë.
Pas përplasjes është një burrë, që del nga një subjekt privat me vrap, për t’i ardhur në ndihmë të aksidentuarës.











