AUV ndalon hyrjen e mbi 1 mijë kilogramëve patatina për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka ndaluar hyrjen në Kosovë të 1,068 kilogramëve patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, pasi analizat laboratorike kanë konstatuar nivel të lartë të akrilamidit.

Sipas njoftimit të AUV-së, produktet ishin importuar nga kompania BEST BT SH.P.K. në Prizren dhe i përkisnin LOT-it 909073.

Pas rezultateve të analizave laboratorike, të evidentuara në raportin nr. 4397/2026, Inspektorati Fitosanitar Kufitar ka vendosur ndalimin e hyrjes së ngarkesës në Kosovë dhe kthimin e saj, duke parandaluar kështu daljen e produkteve në treg.

Akrilamidi është një substancë kimike që formohet gjatë përpunimit të ushqimeve me përmbajtje të lartë niseshteje në temperatura të larta, veçanërisht gjatë skuqjes dhe pjekjes. Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), ekspozimi afatgjatë ndaj kësaj substance përmes ushqimit paraqet shqetësim për shëndetin publik, për shkak të potencialit të saj kancerogjen.

AUV ka bërë të ditur se masa vlen vetëm për ngarkesën e identifikuar me LOT 909073, ndërsa ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet për të parandaluar hyrjen në treg të produkteve që nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë ushqimore.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika