Dinamo ka lënë dy pikë të rëndësishme në transfertën ndaj Vorës, duke u ndalur në një barazim 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Vendasit shmangën humbjen në minutat e fundit, duke i mohuar fitoren skuadrës kryeqytetase.
Sfida nisi me ritëm dhe goli i parë nuk vonoi. Gjyla kaloi Vorën në avantazh në minutën e 13-të, por Dinamo reagoi shpejt dhe vetëm shtatë minuta më vonë Malomo riktheu baraspeshën në 1-1.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Ilir Dajës arritën të përmbysnin rezultatin. Farruku realizoi në minutën e 75-të, duke i dhënë Dinamos avantazhin 2-1 dhe duke krijuar përshtypjen se tri pikët do të udhëtonin drejt kryeqytetit.
Megjithatë, Vora nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në kohën shtesë. Daka ishte autori i golit në minutën e 90+3’, duke duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Ky barazim ka vlera të ndryshme për dy skuadrat. Vora shkon në kuotën e 12 pikëve dhe ngjitet përkohësisht në vendin e gjashtë, duke dalë nga zona e ftohtë. Ndërkohë, Dinamo humbet mundësinë për të marrë një fitore të rëndësishme dhe mbetet në kuotën e 17 pikëve, duke mos arritur të ngushtojë diferencën me Teutën, që mban vendin e tretë.
© SYRI.net
Milanoja nderon Franco Baresin, emri i legjendës së Milanit vendoset në Panteonin e qytetit
Aston Villa tërhiqet nga padia ndaj Jamie Carragher pas djesës publike
UEFA Women’s Nations League/ Kombëtarja e vajzave njeh nesër kundërshtaret, pjesë e Ligës BBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: