Kategoria Superiore/ Dinamo e pëson në sekondat e fundit, barazon me Vorën Sulmuesi i Trabzonsporit ishte protagonist në fitoren ndaj Gaziantepit, ndërsa Cristian Shpendi shënoi sërish në Itali dhe Indrit Tuci vendosi derbin në Slloveni.
Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane kanë spikatur sërish me skuadrat e tyre. Në qendër të vëmendjes ishte Ernest Muçi, i cili regjistroi një gol dhe një asist në fitoren 2-0 të Trabzonsporit ndaj Gaziantepit. Sulmuesi kuqezi dha fillimisht kontributin e tij me asistin në fundin e pjesës së parë, përpara se të realizonte në minutën e 61-të me një goditje spektakolare nga distanca. Me këtë paraqitje, Muçi numëron tashmë tre gola dhe gjashtë asiste në kampionat këtë sezon, duke u kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës turke.
Në Itali vazhdon të shkëlqejë Cristian Shpendi. Sulmuesi i Çezenës shënoi në minutën e 65-të në transfertën ndaj Südtirolit, duke i dhënë skuadrës së tij golin e barazimit në një ndeshje që përfundoi 1-1. Shpendi po kalon një sezon mbresëlënës, me tetë gola të realizuar në 10 ndeshje kampionati.
Edhe Indrit Tuci la gjurmën e tij në futbollin slloven. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në derbin mes Mariborit dhe Olimpija Ljubljanës, ku realizoi golin që vendosi fatin e përballjes. Me këtë rrjetë, Tuci shkon në kuotën e katër golave në kampionat për këtë sezon. Ndërkohë, edhe disa futbollistë të tjerë të Kombëtares shqiptare u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre. Mes tyre ishin Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Arbër Hoxha, Nedim Bajrami, Jasir Asani dhe Rey Manaj.
Top Channel