Sean Preston, djali 21-vjeçar i Britney Spears, festoi Halloween-in së bashku me të dashurën e tij, këngëtaren Rebecca Guigui.

Çifti zgjodhi të rikrijonte pamjen ikonike të Pamela Anderson dhe Tommy Lee, duke u shfaqur me veshje të zeza prej lëkure.


Sean u paraqit me xhaketë lëkure, bluzë të bardhë, xhinse të gjera dhe syze dielli, ndërsa Rebecca zgjodhi një korse të zezë dhe pantallona të ngushta, shkruan DailyMail.

Ata u fotografuan duke u larguar nga festa e Halloween-it e organizuar nga Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin në North Hollywood.

Dalja e tij vjen pak javë pasi Sean dhe vëllai i tij, Jayden, u ribashkuan me Britney-n gjatë një udhëtimi familjar në Dollywood, parkun tematik në Tennessee.

Britney ka dy djem nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline, nga i cili u nda në vitin 2006. /Telegrafi/