Lajmi i fundit

LIVE/ 21 ditë revoltë, studentët në protestë kundër Edi Ramës, vendosen para Kryeministrisë

‘Ju do rrëzoni regjimin’/ Xhixho bën denoncimin e fortë: 15 vjeçarit i vunë thikën në qafë në furgonin e policisë…

15:18, 02/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka bërë denoncime të rënda për dhunën dhe kërcënimet ndaj të miturve të arrestuar gjatë revoltave studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

E ftuar në SYRI TV, me gazetaren Sibora Bitri, Xhixho tregoi rastin e një 15-vjeçari nga Kamza, i cili sipas dëshmisë së nënës së tij, është dhunuar dhe kërcënuar me thikë në qafë gjatë shoqërimit me furgonin e policisë.

Deputetja denoncoi gjithashtu rastin e një studenti të Shkencave të Natyrës, i cili po vuan 20 ditë burg në burgun e Beratit, ndërsa akuzoi organet e drejtësisë për represion ndaj të rinjve protestues. Xhixho i cilësoi studentët si krenarinë e vendit dhe u shpreh se brezi i ri do të jetë ai që do të sjellë ndryshimin.

Xhixho: Kam takuar një të ri nga Kamza vetëm 15-vjeç, i cili doli mbas 3 ditësh. Kam takuar nënën e tij dhe më dëshmoi se si gjatë shoqërimit të tij është dhunuar, dua ta theksoj nga persona me kapuça të zinj,  nga persona të paidentifikuar, brenda në automjetin gjatë shoqërimit, i është vënë frika në qafë dhe i është thënë kush të ka paguar, kush të sjellë në protestë. Pra për t’i kërcënuar dhe t’i bëjnë të pranojnë dëshmi që nuk janë të vërteta. Por ky është një brez i jashtëzakonshëm. Janë krenaria dhe e kanë marrë medaljen e Shqipërisë dhe na kanë kthyer krenarinë.

Kam pasur një të ri të shkencave të natyrës, i cili sot është në burgun e Beratit duke vuajtur 20 ditë burgim sepse nuk kishte hapsira në Tiranë. Kam takuar babain e tij dhe kishte një dhimbje shumë të madhe. Kanë pragosur të rinj protestues. Dy ditët e para gjykata dhe prokuroria ka qënë shumë represive. Më pas ka pasur gjyqtarë dhe prokurorë me integritet dhe i kanë shpallur arrestimet të paligjshme. Për mua çdo arrestim është i paligjshëm. I kanë marrë celularin në mënyrë të paligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco