• Kontakt
Monday, November 2, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia peng i luftës Rama–Veliaj/ Si arritën dy miqtë e dikurshëm te shantazhi mafioz në qelitë e Fierit

Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

15:51 : 02/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO
PREZANTOHET PARKU OLIMPIK - Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate prezantimit te projektit per ndertimin e Parkut Olimpik dhe Kopshtit Zoologjik./r/n/r/nPRESENTATION OF OLIMPYC PARK - Prime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for the mayor of Tirana Erion Veliaj, during presentation of the project for the construction of Olympic Park and Zoo.

PREZANTOHET PARKU OLIMPIK - Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate prezantimit te projektit per ndertimin e Parkut Olimpik dhe Kopshtit Zoologjik./r/n/r/nPRESENTATION OF OLIMPYC PARK - Prime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for the mayor of Tirana Erion Veliaj, during presentation of the project for the construction of Olympic Park and Zoo.

Ultimatum me nota mafioze për Erion Veliajn në qelitë e paraburgimit në Fier drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Shantazhi konfirmohen nga avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, sipas të cilit kryebashkiaku i Tiranës është kërcënuar të dorëzojë menjëherë mandatin, të delegojë kompetencat te njerëzit që do të caktojë Rama dhe të heqë dorë nga avokati. Në të kundërt, ai është kërcënuar me transferim në një tjetër burg dhe me hetime të reja nga SPAK.

Denoncimi u raportua fillimisht nga Hashtag.al, sipas të cilit, mbrëmjen e së premtes, më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka mbërritur me urgjencë në burgun e Fierit, ku ndodhet i paraburgosur Erion Veliaj. Ai ka hyrë në burg pa u regjistruar për të përcjellë një mesazh në emër të Edi Ramës:

“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur:

Lexo edhe:

Letra e Veliajt nga burgu, PD: Hetim urgjent për shantazhin e Ramës, Gogut dhe Hajdarit

Rama për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura

‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem veç si kryeministër.

-Dorëzo mandatin urgjentisht.

-Delego pushtetin te emrat që do të them unë.

-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.

-Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nis hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg.”

Veliaj sipas avokatit Plarent Ndreca nuk e ka pranuar ultimatumin. Përgjigjja e tij ndaj ministrit të Drejtësisë ka qenë e menjëhershme. Ai i ka thënë se “dhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ja marr fytyrën fëmijëve të mi”.

Takimi ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa për dy ditë me radhë Veliaj nuk ka pasur mundësi të njoftojë për atë që kishte ndodhur. Ngjarja është bërë e ditur këtë të hënë, pasi avokati i tij, Plarent Ndreca, e ka takuar në burgun e Fierit.

Bashkia e Tiranës, si peng i sherrit Rama-Veliaj

Bashkia peng i luftës Rama–Veliaj/ Si arritën dy miqtë e
Erion Veliaj duke dalë nga bashkia e Tiranës, për t’u shoqëruar në burg

Që kur ra në burg në shkurt të vitit 2025, Erion Veliaj ka lëvizur çdo gur për ta shfrytëzuar pozicionin e tij si kryetar i bashkisë së Tiranës për të lehtësuar pozitën penale. Ai refuzoi të dorëhiqet dhe e dorëzoi bashkinë e Tiranës tek njerëzit e Edi Ramës për njëfarë kohe, por tashmë që zgjedhjet po afrojnë, konflikti ka shpërthyer në shantazhe mafioze.

Në përpjekjen e parë për t’ia marrë bashkinë në mars të vitit 2025, Veliaj lëshoi pe. Në muajin mars të vitit të kaluar ai firmosi nga qelia e Durrësit emërimin e Sara Goxhajt, si nënkryetare duke zëvëndësuar Anuela Ristanin, por u tërhoq pa kaluar as 24 orë. Justifikimi që dha publikisht ishte se nuk kishte pasur informacionin e duhur.

“Kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm” u shpreh atëherë kryebashkiaku i Tiranës, duke fajësuar prokurorët e SPAK për paraburgimin dhe duke siguruar Ramën se marrëdhënia mes tyre mbetej e njëjtë. “Në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë” shprehej Veliaj, që dukej se kishte ende shpresë se shefi i tij do ta ndihmonte në ditë të vështira.

Por Rama kishte plane të tjera. Ndërsa zgjedhjet lokale afronin, ai kërkonte bashkinë e Tiranës, që me buxhetin, rrogat dhe stafin që ka është një aset i çmuar në fushatë. Në shtator të vitit 2025, Rama urdhëroi këshillin Bashkiak ta shkarkonte Veliajn nga detyra, ndërsa paralelisht kishte shpallur kandidate Ogerta Manastirliun për zgjedhjet e pjesshme.

Bashkia peng i luftës Rama–Veliaj/ Si arritën dy miqtë e
Këshilli Bashkiak i Tiranës duke votuar shkarkimin e Erion Veliajt

Planet e Ramës u ndalën nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese që e riktheu Veliajn në detyrë, ndërsa kryetari i bashkisë u paraqit në gjyq me pranga në duar.

Bashkia e Tiranës mbeti nën ende nën kompetencat e kryebashkiakut të arrrestuar, që i firmoste urdhrat nga qelia e paraburgimit në Durrës.

Marrëdhënia e thyer mes të dyve mori një dimension tjetër më 26 tetor, kur Veliaj përshëndeti fitoren e Listës Studentore ndaj Aleksandër Vuçiçit në Serbi.

Në një kohë kur Shqipëria ishte përfshirë nga protestat kundër qeverisë Rama, ai shkroi: “Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’”. Më tej, u bëri thirrje politikëbërësve të kuptonin nevojat dhe pritshmëritë e brezit të ri. Por ky qëndrim për Ramën ishte një deklaratë lufte, pasi kryeministri po bënte çmos t’i shtypte protestat me dhunën e ashpër policore dhe me akuza të forta për “duar të errta” që zgjateshin nga Rusia apo nga Irani.

Vetëm dy ditë më vonë, më 28 tetor, Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në Fier. Drejtoria e Burgjeve e justifikoi lëvizjen me masa sigurie, por e klasifikoi urdhrin e transferimit si “sekret shtetëror”, duke refuzuar publikimin e tij. Veliaj e kundërshtoi vendimin si “një rrëmbim policor” dhe kërkoi dokumentacionin që do t’i mundësonte ankimimin.

Më 30 tetor, Veliaj vendosi të hakmerret, ai shkarkoi dy nënkryetarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës, Vasilika Vjeron dhe Ilir Mëngrën, duke emëruar Etleva Bishën. Po atë mbrëmje, sipas denoncimit të konfirmuar nga avokati Plarent Ndreca, ministri Toni Gogu shkoi në burgun e Fierit për t’i përcjellë ultimatumin e pretenduar të Ramës për dorëzimin e mandatit dhe delegimin e kompetencave.

Kronologjia tregon se Veliaj ka vendosur të mos largohet nga pushteti pa kosto për ish-mikun e tij Edi Ramën duke e nxjerrë hapur si një pushtetar që vepron me metoda mafioze nën petkun e politikanit modern. Marrëdhënia mes të dyve tashmë është një luftë e hapur brenda llojit, ose siç thotë edhe një shprehje e njohur; armiqtë më të egër janë shpesh miqtë e dikurshëm./ Lapsi.al

Etiketa: bashkia tiraneEdi RamaErion VeliajspakToni Gogu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Letra e Veliajt nga burgu, PD: Hetim urgjent për shantazhin e Ramës, Gogut dhe Hajdarit

20:55 : 02/11/2026
AKTUALITET

Rama për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura

20:45 : 02/11/2026
AKTUALITET

Korrupsioni në qeveri, gazetari amerikan vë në vështirësi Ramën: Përgjegjësi individuale apo jo?

20:31 : 02/11/2026
AKTUALITET

Takimi Gogu-Veliaj në orët e vona/ Gjokutaj: Këtu nuk flitet për shtet, por për bandë

20:28 : 02/11/2026
AKTUALITET

Burimi: Nga sot SPAK i njollosur! Mosreagimi ndaj akuzave të Veliajt, skandal

20:07 : 02/11/2026
AKTUALITET

Bardhi për përplasjen Rama-Veliaj: PS është organizatë mafioze

19:45 : 02/11/2026
Para

“Ohh, sorry!”/ Adea Pirdeni humbet fillin e fjalimit, Rama i tregon ku ta rifillojë: Vazhdo hë! (Video)

TË GJITHA

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

21:10 : 02/11/2026

Lëmosha e qeverisë për fermerët e rinj: Lopa në treg kushton 3 milionë, shteti thotë kushton 1.3

20:57 : 02/11/2026

Letra e Veliajt nga burgu, PD: Hetim urgjent për shantazhin e Ramës, Gogut dhe Hajdarit

20:55 : 02/11/2026

Rama për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura

20:45 : 02/11/2026

Korrupsioni në qeveri, gazetari amerikan vë në vështirësi Ramën: Përgjegjësi individuale apo jo?

20:31 : 02/11/2026

Takimi Gogu-Veliaj në orët e vona/ Gjokutaj: Këtu nuk flitet për shtet, por për bandë

20:28 : 02/11/2026

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, plani kushton 14 mln euro në vit

20:23 : 02/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com