E hënë, 2 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 54 sekonda më parë
Bota

Zgjedhjet në SHBA, ditën e martë amerikanët iu drejtohen kutive të votimit

Amerikanët janë vetëm pak orë larg votimit në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat pritet të përcaktojnë balancat e pushtetit në Kongres dhe të ardhmen politike të administratës Trump.

Sipas një sondazhi e fundit të Fox Neës, demokratët konsiderohen te preferuar në 48 vende në Senat, kundrejt 45 për republikanët. Në disa shtete tradicionale konservatore, avantazhi republikan është ngushtuar ndjeshëm. Në Kansas, gara mes republikanit Roger Marshall dhe demokratit Adam Hamilton tashmë konsiderohet e hapur. Ndryshime në parashikime ka edhe në Nebraska, Ohio, Karolinën e Jugut dhe Misisipi.

Ndërkohë, në orët e fundit të fushatës, Presidenti Donald Trump zhvilloi takime elektorale në Loëas dhe Kansas, ku u beri thirrje qytetarëve të votojnë për kandidatët republikanë, në përpjekje për të ruajtur shumicën në Kongres, Trump theksoi se fitorja republikane në të dyja dhomat do t’i hapte rrugë vazhdimit të politikave të administratës së tij, nën moton “Amerika e Para”.

Por beteja nuk kufizohet vetëm te Senati. Demokratët shihen me avantazh edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, ku projeksionet u japin mundësinë të sigurojnë të paktën 223 nga 435 mandatet.

Reklamë

Në këto zgjedhje janë në garë të gjitha 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 nga 100 ulëset e Senatit, si dhe 36 poste guvernatorësh në të gjithë vendin.

Interesi për këto zgjedhje reflektohet edhe te pjesëmarrja e lartë përpara ditës së votimit. Mbi 52 milionë amerikanë kanë votuar tashmë përmes postës ose qendrave të votimit të parakohshëm, duke tejkaluar rekordin prej 46 milionë votash të regjistruara në zgjedhjet e vitit 2022.

Në fokus është veçanërisht Teksasi, një bastion tradicionalisht republikan, ku mbi 7.4 milionë qytetarë, ose afro 39 për qind e votuesve të regjistruar, kanë votuar para kohe. Mobilizimi i lartë në qytete si Houston dhe Dallas shihet si një tregues i rëndësishëm i interesit elektoral dhe i përpjekjeve të demokratëve për të sfiduar dominimin republikan në këtë shtet.

Këto zgjedhje po shënojnë gjithashtu rekorde në financimin e fushatave. Shpenzimet për reklama dhe organizimin elektoral kanë arritur të paktën 11.6 miliardë dollarë, duke i kthyer ato në zgjedhjet më të kushtueshme të këtij lloji në historinë moderne amerikane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.