Një moment i sikletshëm ka shoqëruar daljen e sotme publike të ministres për Administratën Publike, Adea Pirdeni, krah Edi Ramës.
Teksa prezantonte një plan që lidhet me administratën publike, Pirdeni është ngatërruar me fjalët gjatë fjalës së saj, duke humbur për disa çaste fillin e prezantimit.
Në ndihmë i ka ardhur menjëherë Rama, i cili i sugjeroi të vijonte aty ku ishte ndalur.
Por mesa duket montazhi i MIA-së nuk ka bërë një punë të mirë në editimin e videos së publikuar nga Rama.













