Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren për administratën Adea Pinderi ka prezantuar sot reformën e re të administratës publike, të quajtur “Shkalla e Meritës”, duke shpjeguar mënyrën se si do të funksionojë dhe ndryshimet që synon të sjellë në sistemin e administratës shtetërore. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te tre shtyllat kryesore të reformës, hyrja në administratë përmes testimit kombëtar, përparimi në karrierë bazuar në meritë dhe përgjegjshmëria në drejtimin e institucioneve. Kreu i qeverisë foli gjithashtu për procesin e vlerësimit të drejtuesve dhe dorëheqjet e disa prej tyre nga postet që mbanin pak ditë më parë. “Me Shkallën e Meritës po futemi te një element që i ndikon të gjithë të tjerët: njerëzit e administratës dhe mënyra se si menaxhohet dhe vlerësohet ky kapital njerëzor i Republikës së Shqipërisë.