Kryetari i PD-së Sali Berisha foli për raportin mes SPAK-ut dhe qeverisë, duke deklaruar se, institucioni nuk po vepron në mënyrë të pavarur dhe se po mbron zyrtarë të lidhur me pushtetin. Ai përmendi edhe dosjen e Arubës, ku sipas tij është i përfshirë edhe Edi Rama, një çështje që sipas lideri rë demokratëve duhet të hetohen nga drejtësia.

“Aty fle dosja e Arubës, ku vetë Edi Rama, se tani më thonë që turisti i madh i Arubës ka qenë vetë Padrinoja.

Deri tani nuk e kisha këtë të dhënë.

Tani del se në dosje është vetë Padrinoja.

Aty flenë dosjet dhe ata mbrohen me ligj.

Se ata mbrojnë vjedhjen e votës.

Mbrojnë Taulant Ballën që bën marrëveshjen për të arrestuar banda rivale dhe për të marrë 200-300 mijë vota.

Të gjitha këto janë dhe do jenë dosje të drejtësisë së vërtetë.

Ndaj dhe njëherë, drejtësia vonon por nuk harron.

Ata që shtypin pluralizmin duke përdorur ligjin, ata që bllokojnë rotacionin dhe mbështesin narkoshtetin, ata janë armiq të egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Çfarë po ndodh aty? Pse kjo vëmendje?

Gjatë fjalës së tij jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, lideri i opozitës Sali Berisha iu referua raporteve të ODIHR-it, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian, duke pretenduar se ato kanë evidentuar se ‘partia dhe shteti, institucioni dhe strukturat partiake u shkrinë në një’.

Berisha e akuzoi SPAK-un se, duke mos hetuar këto çështje, po shndërrohet në ‘patericë kryesore të narkoshtetit’. Madje, gjatë prononcimit, ai deklaroi se do të rikthehej pranë institucionit me maskë kundër drogës, pasi, sipas tij, ‘aty qelbej drogë vendi’.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb