Shaban Brika, i cili prej disa ditësh ka tërhequr vëmendjen me flamurin kuqezi në protestën para Kryeministrisë, tha për News24 se është kërcënuar nga policia.
Sipas tij, një drejtues policie e ka paralajmëruar 3-4 herë se do të arrestohet ngaqë mban flamurin kombëtar gjatë protestës. Brika tha se nuk i është dhënë asnjë arsye për këto paralajmërime dhe pretendoi se efektivët kanë mllefe personale ndaj tij.
Të lidhura
None found
Ai tregoi se flamuri kuqezi i ka munguar gjatë kohës që ka jetuar në emigrim, nga viti 1992 e deri më sot. Brika u shpreh se është kthyer nga Anglia posaçërisht për të marrë pjesë në protestë dhe për ta valëvitur flamurin shqiptar. Sipas tij, policët mendojnë se ai paguhet për ta mbajtur atë.






