I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 36-vjeçari në Spanjë (EMRI)
Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Spanjë. Policia bën me dije se Armando Ndreu do të ekstradohet në Shqipëri.
Sipas njoftimit, ai është i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. 36-vjeçari akuzohet se në muajin mars 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim një subjekti në lagjen “Skënderbeg”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”. Arrestohet në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.
Si rezultat i marrjes së informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit në kohë të tij me Interpol Madridin, u finalizua një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua provizorisht në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi A. N., 36 vjeç, lindur në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
36-vjeçari akuzohet se në muajin mars 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të subjektit në pronësi të shtetasit S. S., në lagjen “Skënderbeg”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 36-vjeçarit në Shqipëri”, njofton policia.
Ministrja Ibrahimaj: Vendosëm që taksën e qarkullimit ta kalojmë te makina që mos të jetë e përditshme
Rama ndan videon nga ndërtimi i mini-stadiumit në Katundin e Ri në Durrës: Po ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s
“SMS mashtruese në emër të bankave”, Policia e Shtetit: Mos klikoni, synojnë të vjedhin paratë
- 16:33 Çmimet e naftës bien me 6% me shpresat e diplomacisë SHBA-Iran
- 16:24 Kina bën thirrje për “zgjidhje politike” pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut
- 16:16 Shtatë emigrantë humbin jetën në det pranë Ishujve Kanarie të Spanjës
- 16:15 Instagram sfidon YouTube, ofron pagesa deri në 500 mijë dollarë për krijuesit
- 16:15 Trump optimist para zgjedhjeve të mesit të mandatit: Sondazhet janë të manipuluara, nuk e ndiej lodhjen
- 16:09 Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë