Një biznes në katin e 11-të të një pallati në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.
Zjarri ka rënë në ambientet e biznesit në katin e sipërm të ndërtesës, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe e vështirëson situatën.
Sipas informacioneve paraprake, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Ndërkohë, mbetet për t’u përcaktuar shkaku i zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale.
