Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm 30 për qind të buxhetit të planifikuar për investime kapitale gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke lënë të pashpenzuara më shumë se gjysmë miliard euro. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, nga 751 milionë euro të destinuara për investime kapitale në buxhetin e vitit 2026, janë shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro deri në fund të shtatorit. Kjo nënkupton se 525 milionë euro, apo rreth 70 për qind e buxhetit për investime kapitale kanë mbetur të pashpenzuara në nëntë muajt e parë të vitit.