Nga qelia e burgut të Fierit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka sfiduar kryeministrin Edi Rama që të publikojë qoftë edhe një provë të vetme që e lidh atë me organizimin apo nxitjen e protestave studentore. Qëndrimi i tij vjen në një kohë kur në qarqet politike dhe mediatike janë ngritur dyshime për një përplasje të thellë mes dy figurave të PS-së, dhe më pas Veliaj tregon edhe se nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka marrë 3 sms të Ramës, ku i ka kërkuar edhe që të delegojë bashkinë e Tiranë tek Arbër Hajdari.
Postimi nga Veliaj
Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.
Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.
Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.
Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.
Ndryshe ik!
Letra e plotë:
E premte, ora 22:30�
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.
R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:
– Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
– Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
– Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.