VIDEO/ Flakë në një lokal në katin e 11-të të një pallati në qendër të Shkodrës, era e fortë përshpejton përhapjen e zjarrit

Një zjarr ka përfshirë ambientet e një lokali në katin e 11-të të një pallati në qendër të Shkodrës, duke krijuar alarm në zonë.

Flakët po përhapen me shpejtësi në ambientin e biznesit, ndërsa era e fortë po e vështirëson situatën.

Të lidhura

None found

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar zjarrin e për ta vënë situatën nën kontroll.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për të lënduar. Shkaku i zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale ende nuk janë përcaktuar.


Shtuar më 2.11.2026 17:46

Quantcast