Futbolli spanjoll ka përjetuar sot momente ankthi në ndeshjen mes Tenerifes dhe Andorrës, ku futbollisti Hesus de Miguel ka përfunduar në spital me urgjencë pasi ka pësuar një atak kardiak në fushë.
Ngjarja ndodhi në minutat shtesë të sfidës së La Liga 2, kur De Miguel u nis në një sulm pas një topi të gjatë, por u përplas në tokë nga portieri Ouono i cili po mundohej ta ndalonte.
Lojtari mbeti pa ndjenja në tokë ndërsa pësoi edhe atak kardiak, duke sjellë skena alarmuese në fushën e lojës me stafet mjekësore që shkuan ta ndihmonin menjëherë.
SHIH VIDEON
Ai u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ndeshja u pezullua edhe pse ishin minutat e fundit shtesë të takimit. Sipas klubit të Tenerifes, gjendja e sulmuesit ishte stabël, ndonëse është bërë e ditur se nuk është përmendur ende pas situatës së rëndë shëndetësore.
© SYRI.net
Katari lançon ‘Maskotën’ zyrtare të Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027
Interi kërkon sulmues, në sfond shfaqet kthimi i bujshëm i Mauro Ikardit
Kampion bote në Formula 1, por Kimi Antonelli merr ende ‘rrogë’ nga prindërit: Ja rregulli që duhet të respektojë!Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: