E hënë, 2 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 18 sekonda më parë
Video · Sociale

Si të përballojmë situatat e vështira? Të ftuarat ndajnë eksperiencat në “Takohemi n’Vizion”: Nuk lindim vetëm një herë, por rilindim!

Si të përballojmë situatat e vështira dhe të gjejmë forcën për t’u ringritur pas krizave? Kjo ishte tema e diskutuar këtë të hënë në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion”, nën moderimin e Fjodora Fjorës.

Të ftuarat ndanë eksperiencat e tyre personale dhe këndvështrimet mbi mënyrën se si mund të përballemi me sfidat e jetës.

Psikologia Ardiola Bodinaku theksoi rëndësinë e njohjes së sinjaleve që na jep trupi, ndërsa sipërmarrësja Emi Canaj foli për dashurinë ndaj vetes dhe rëndësinë e kujdesit personal.

“Të kalosh një krizë, një traumë apo një ngjarje të vështirë në jetën tënde, nuk do të thotë se ti je i dobët apo je i pazoti për t’i përballuar gjërat. Çdo situatë në jetën tonë do të na bëjë, në një moment të caktuar, të vëmë në dyshim nëse jam unë i aftë për ta kapërcyer këtë apo jo. Kështu që e gjitha kjo i referohet formave të cilat ne do të zgjedhim. Një terapist i njohur i referohet faktit që kur trupi yt fillon dhe reagon, atëherë ti je pak vonë për këtë gjë. Dhe unë do të këshilloja gjithmonë që të mos e lejojmë trupin të jetë ai që na dërgon ato mesazhe të rënda për të na ndërgjegjësuar që situata jonë nuk është okej”, tha psikologia Bodinaku.

Reklamë

“Ato lulet ia kam blerë vetes time dhe do vazhdoj t’ia blej vetes time, dhe jo vetëm lule, por të gjitha llojet e gjërave do t’ia bëj vetes, se nuk ka kënaqësi më të madhe. Domethënë, për mua personalisht, në këto momente që jam, në stadin që jam, kënaqësia më e madhe është që t’i bëj qejfin vetes time. Në radhë të parë, ne duhet të duam veten tonë, ta respektojmë veten tonë, ta plotësojmë veten tonë dhe më pas të ecim”, u shpreh sipërmarrësja Emi Canaj.

Nga ana tjetër, juristja Xheklina Bylykbashi rrëfeu përvojën e saj të vështirë të divorcit dhe mënyrën se si arriti të ringrihej, pavarësisht sfidave.

“Ai moment absolutisht që s’ka qenë i lehtë, por ne gratë, nuk lindim vetëm një herë them unë, por rilindim sa herë jeta na sprovon edhe përpara çdo sfide që hasim në jetë. Ka qenë shumë e vështirë. Në fakt kam qenë dhe në limite me veten mund të them, dhe e them këtë me gjithë rriskun e paragjykimit që e kam mbajtur gjithmonë mbi shpatulla. Psikologjikisht nuk kam qenë aspak mirë, por falë familjes edhe të kesh dy bekime përpara teje është forcë e madhe. Kështu që jam e lumtur që sot jam më mirë se kurrë, më e fortë se kurrë. Edhe unë rilinda, u rizgjova më e mençur, më e fortë edhe më e pamposhtur”, u shpreh Xheklina Bylykbashi.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.