Ish-deputeti i PS, Petro Koçi ka komentuar përplasjet e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Duke përdorur një metaforën e detit për të përshkruar situatën brenda Partisë Socialiste, Koçi e cilësoi përplasjen si një dallgë të fortë që vështirëson lëvizjen e anijes, por që sipas tij nuk rrezikon ta rrëzojë atë.
“Bëhet fjalë për një situatë ku ka dallgë, ku anija e ka të vështirë për të manovruar, për të ecur në itinerarin e vet, është një përplasje serioze. Dëmi më i madh është në tërësinë e vet, se sa një dëm që prek njërën apo tjetrën palë.
Nuk mendoj se është një dallgë që mund ta rrëzojë anijen, por është një dallgë e vështirë, në kuptimin e impaktit moral që krijon me detin e njerëzve. Me detin e atyre që e duan PS-në dhe që shpresojnë te ajo”,-tha në ”A2cnn”.
Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat që qëndroj pas protestave ose ik